BallinaKryesoreJa kur rikthehet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, dy sfidat kryesore mbeten…

Ja kur rikthehet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, dy sfidat kryesore mbeten…

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, pritet që të rikthehet pas datës 8 shtator.

Kjo lidhet ndër të tjera me faktin se zyrtarisht puna e Parlamentit fillon më 7 shtator, por një fakt tjetër është se ndryshimet kushtetuese që imponojnë ndryshimet të tjera në Kodin Zgjedhor dhe që duhet të mblidhet Këshilli Politik hyjnë në fuqi në datën 8 shtator.

Riformulimi i dy neneve të Kushtetutës, 64 dhe 68, që u miratuan në Parlament më 30 korrik, u botuan në Fletoren Zyrtare më datë 24 gusht. Ndërkohë për të hyrë në fuqi duhen 15 ditë nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare. Por çfarë pritet të diskutohet në mbledhjet e ardhshme në Këshillin Politik?! Për herë të parë që nga viti 1992, në ligjin më të rëndësishëm shqiptar, koalicionet nuk do të jenë më subjekt zgjedhor.

Ky ndryshim në Kushtetutën Shqiptare imponon ndërhyrje sërish në ligjin zgjedhor, pasi në këtë të fundit parashikohet që kandidatët për deputetë të propozohen edhe koalicione partish. Duke qenë se ky ndryshim në Kushtetutë u bë pa konsensusin e opozitës politike, edhe debati në Këshillin Politik pritet që të jetë i vështirë.

PD dhe aleatët e saj kërkojnë që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe kujtojnë se ekzistenca e tyre shkruhet edhe në marrëveshjen e 5 qershorit, që u miratua me konsensusin e të gjitha palëve dhe në prani të ambasadorëve më të rëndësishëm në Shqipëri, si garantues të marrëveshjes.

Ndërsa nga ana tjetër, Kryeministri Rama është shprehur se koalicioni nuk përjashtohet si opsion, por ato mund të funksionojnë duke bashkuar listën. Po ashtu, edhe ato paszgjedhore. Por se si do të zgjidhet, kjo mbetet një nga sfidat kryesore të Këshillit Politik në muajin shtator.

Ndërsa çështja tjetër që pritet të mos ketë të njëjtën vëmendje sa pika e parë është hapja e listave në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo që pritet të përcaktohet në Këshillin Politik për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor është masa se sa do të hapen listat, si do të bëhet përllogaritja e mandateve dhe se sa do të jetë numri i kandidatëve që një qytetar mund të votojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular