BallinaKryesoreBasha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Hap i rëndësishëm drejt...

Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke!

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

 

Permes nje shenimi ne Twitter, Basha thote se nenshkrimi i kesaj marreveshje perben nje hap te rendesishem drejt normalizimit te marredhenieve mes dy vendeve dhe njohjes reciproke, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.

 

 

Reagimi i plote: 

Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.

marreveshje

marreveshje 3marreveshja 1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular