BallinaKryesoreE çuditshme/ 35 vjeçari preferon burgun italian përpara lirisë në Shqipëri

E çuditshme/ 35 vjeçari preferon burgun italian përpara lirisë në Shqipëri

Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua për tregti droge në maj 2019 dhe u dënua me 2 vjet burg

Sidoqoftë, në këmbim të vuajtjes së dënimit prapa hekurave, gjykatësi kishte parashikuar dëbimin e tij nga territori kombëtar me ndalimin e rihyrjes për 5 vjet në territor italian.

Një vit më vonë, shqiptari jo vetëm hyri sërish në Itali, por i shoqëruar nga një avokat u paraqit pranë karabinierëve në Reggio për të shlyer borxhin me sistemin italian të drejtësisë, “duke preferuar të vuante dënimin në vendin tonë se sa lirinë në shtëpi”, shkruajnë mediat italiane.

Një kohë e mbetur prej 1 viti, 7 muaj dhe 9 ditë burgim duhet të kalohet në qeli. 35-vjeçari drejtoi një rrjet të dendur shpërndarësit në zonën Regina Pacis. 24 mijë euro para u gjetën në shtëpinë e tij në atë periudhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular