BallinaKryesoreBasha skanon krizën e shkaktuar nga Rama: 100 mijë shqiptarë kanë humbur...

Basha skanon krizën e shkaktuar nga Rama: 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mijë biznese…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një shënim në Facebook, ka denoncuar rrënimin që i ka sjellë ekonomisë shqiptare, qeveria Rama, ku këtë vit të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

‘Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim  pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe.

Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.’

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular