BallinaKronike(VIDEO)/Me shpejtësi deri në 166 km/h, ‘fluturojnë’ patentat për disa shoferë në...

(VIDEO)/Me shpejtësi deri në 166 km/h, ‘fluturojnë’ patentat për disa shoferë në Tiranë

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet me aparatin e matjes së shpejtësisë dhe alkool testues, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.

Sipas policise, ne rruge jane konstatuar drejtues mjetesh qe leviznin me shpejtesi 148 km/h deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhë në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë.

Shpejtësi e mjaftueshme për të fluturuar qe sipas policise mund të jetë fatale në çdo moment.

Njoftimi

Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cënojnë sigurinë e të gjithë përdoruesëve të rrugës.

Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drjtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.

Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.

Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular