BallinaKronikeÇfarë po ndodh në rrugët e vendit? Policia i vë prangat 18...

Çfarë po ndodh në rrugët e vendit? Policia i vë prangat 18 shoferëve, bllokon 13 automjete dhe…

Policia rrugore vijon punën për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1237 masa administrative.

Po ashtu janë bllokuar 13 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 deri në 10 masa administrative.

Masat administrative:

– 145 masa administrative për parakalime të gabuara

– 11 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë

– 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

-101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

-198 për përdorim të celularit,

-103 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

-368 masa për parkime të gabuara,

-16 masa për shkelje të semaforit,

-65 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve

-226 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Gjatë rëve të mbasdites së sotme në akset rrugore bregdetare ka patur dhe vijon të ketë  fluks të shtuar në kthim në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks, por pa krijuar  vonesa apo bllokime.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1237 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 34 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 8 drejtues mjetesh, ndërsa 12 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 145 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 11 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 198 për përdorim të celularit, 103 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 368 masa për parkime të gabuara, 16 masa për shkelje të semaforit, 65 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 226 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 13 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 deri në 10 masa administrative.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular