BallinaAktualitetPublikohen shifrat: Ja sa pacientë nuk e fituan betejën me Covid-19

Publikohen shifrat: Ja sa pacientë nuk e fituan betejën me Covid-19

Tre qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit bën të ditur se 80 persona janë shëruar nga virusi.

Krahasuar me një ditë më parë, numri i personave të shëruar është më i ulët. Po ashtu është ulur edhe numri i viktimave.  Në total numri i personave që kanë fituar betejën me Covid ka shkuar ne 6186.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, thuhet ne njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular