BallinaKryesoreRama në Parlament: Jo lista 100% të hapura. Koalicionet zgjedhore të…

Rama në Parlament: Jo lista 100% të hapura. Koalicionet zgjedhore të…

Kryeministri Edi Rama këmbëngul që listat të mos jenë të hapura 100%.

Në fjalën e mbajtur në seancën e Parlamentit, kryeministri tha se duhen adresuar me shpejtësi në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se koalicionet zgjedhore duhet të garojnë si një subjekt i vetëm.

RamaBashkërisht duhet përmes komisionit të ligjeve me përfaqësuesit e të dy palëve të hedhim në letër atë që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor.

Besoj se nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me gjithë fuqinë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura.

Sigurisht edhe për të vendosur në Kodin Zgjedhor mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor.

Për listat e hapura duhet të gjejmë rrugën e duhur brenda sallës parlamentit dhe pjesë e opozitës jashtë parlamentit. Nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur por duhet të kërkojmë konsesus 100%.

I vetmi problem për hapjen e listave 100% është garantimi i ekuilibrave gjinore. Nëse kjo garantohet me një mekanizëm të sigurt ne nuk kemi asnjë problem. Lista të hapura 100% që e kthejë parlamentin në kohë që për të gjetur një grua në mes të 100 burrave për ne nuk është e mundur.

Ne kemi atë shqetësim që kemi pasur qysh ditën e parë. I vetmi problem për ne lidhur me kërkesën për të hapur listat 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor. Nëse gjendet mekanizmi i besueshëm jemi gati ta pranojmë, ndryshe mos prisni të gjeni dakordësinë nga ne.

Por besoj, kjo nuk është një sfidë e panjohur. Jam i bindur që bashkërisht me vullnet të mirë do të gjejmë një rrugë që të gjitha palët të mund të ndihen të përfaqësuara ku asnjë palë nuk mund t’i marrë të gjitha dhe çdo palë të pranojë që çka nuk mundi të marrë vetë të marrë tjetri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular