BallinaKronikeKrim në familje, vret gruan me sëpatë

Krim në familje, vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar. 65-vjeçari me iniciale B.I. ka vrarë bashkëshorten e tij, 60-vjeçaren me iniciale XH.I.

Djali i çiftit ka qenë ai që ka njoftuar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në dhomën e gjumit.

“Në orën 06:43 shtetasi V.I. 33-vjeçar ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. 60-vjeçare dhe më pas është arratisur”, thotë policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular