BallinaKronikePanik në rrugë, një djalë dhunon me grushte 34-vjeçaren, policia: Prej 6...

Panik në rrugë, një djalë dhunon me grushte 34-vjeçaren, policia: Prej 6 muajsh mes tyre…

Refuzimi që ajo i bënte prej 6 muajsh duket se e ka tërbuar keq një 27-vjeçar në Tiranë. Durimi i të riut duket se ka sosur sot, kur i ka dalë përpara 34-vjeçares dhe e ka dhunuar duke e gjuajtur me grushte në kokë.

Ngjarja ka shkaktuar panik në rrugën “Demokracia“, ku dëshmitarët kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë.

Kjo e fundit bën me dije se mes tyre, prej 6 muajsh kishte një situatë konfliktuale, pasi 27-vjeçari e përndiqte duke i krijuar ankth e frikë vajzës 7 vite më të madhe.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë”, njofton Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular