BallinaKryesoreRrëzimi i dekretit të Presidentit për ligjin e rajoneve, Dhurata Çupi: Projekti...

Rrëzimi i dekretit të Presidentit për ligjin e rajoneve, Dhurata Çupi: Projekti i Ramës është kundër interesit publik…

Pas vendimit të qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin e rajoneve ka reaguar edhe ish deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Projekti i Edi Ramës është kundër interesit public”, shkruna ish deputetja demokrate.

Ja postimi i plotë:

Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtetues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik.

Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.

Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular