BallinaEkonomiTeliti: Pasi luajti bixhoz 7 vjet me ekonominë, Rama kërkon të luajë...

Teliti: Pasi luajti bixhoz 7 vjet me ekonominë, Rama kërkon të luajë edhe me kazino

Vetëm dy vite më parë kryeministri Rama vendosi për mbylljen e lojrave të fatit, këtë vit qeveria vendosi sërish që t’i lejojë ato. Këtë të mërkurë (9 shtator) në fletoren zyrtare u botua VKM që do të lejojë hapjen e kazinove në qytetin e Tiranë, madje në zemër të saj.

Për ekspertin e ekonomisë në Partisë Demokratike Dortian Teliti, kryeministri Edi Rama pasi luajti 7 vjet bixhoz me ekonominë edhe paratë e taksapaguesve, do luajë bizhoz edhe me kazinotë.

Dorian Teliti: ”Pasi luajti bixhoz 7 vjet me ekonominë shqiptare, pasi luajti bixhoz 7 vjet me paratë e taksapaguesve, pasi luajti bixhoz me pronën publike, pasi luajti bixhoz me lejet e liçencat, tashmë do luajë bixhoz edhe me kazino. A e mbani mend kryeminstrin para 2 vitesh ku thoshte nga foltorja e parlamentit se 90% e grave shqiptare, nuk e duan bixhozin dhe nga 1 janari i vitit 2019, do i kthejmë burrat në shtëpi. Çfarë ka ndodhur tani që kryeministri hapi kazinotë? Ka marrë mesazh nga 90% e grave që thonë u lodhëm me burrat në shtëpi? Apo tashmë kryeminsitrit i kanë shkuar njerëzit e afërt të tij, me ata që ka ndarë paratë qeveria shqiptare, lejet, licencat, aty ku po mbijnë si kërpudha kullat në qendër të Tiranës, në zonën e ‘Piazës’, Kuvendit të Shqipërisë, ‘Bllokut’. Kjo është harta që ka miratuar qeveria për hapjen e kazinove.”

I ftuar në ”RTV ORA”, Teliti u shpreh se në një nga vendimet e qeverisë, ishte dhe hapja e garës për një licencë të vetme.

Sipas tij, ata që do marrin licencën, do hapin disa kazino të ndryshme duke përdorur vetëm këtë licencë.

Dorian Teliti: ”Dje u bëmë me dije të faktit që dolën dy vendime qeverie. Njëri doli që përcaktonte zonën territoriale, dhe një vendim që hapte garën për një licencë. Nëse do ketë vetëm një licencë të vetme, pse është e nevojshme gjithë kjo zonë territoriale me dhjetra hektarë në zemrën e Shqipërisë. Do të thotë se ata që do marrin licencën, do hapin disa kazino të ndryshme duke përdorur një licencë të vetme. Nuk është e habitshme si ka ndodhur në 7 vite, që një gjë thuhet dhe një gjë tjetër bëhet. Ne mund të jemi dëshmitarë të një VKM-je tjetër të zbardhur dhe gjatë ditët e ardshme në Fletoren Zyrtare, ku mund të hapet garë dhe për licenca të tjera. Pra, fakti që qeveria shqiptare ka caktuar një hartë shumë të gjërë, është njëzonë prej dhjetra hektarësh, dhe aty ku po ndërtohet një kullë, do ndërtohet edhe një kazino.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular