BallinaKronikeFOTO/Ky është autori i plagosjes me armë në Tiranë, vëllai i “super-hajdutit”...

FOTO/Ky është autori i plagosjes me armë në Tiranë, vëllai i “super-hajdutit” që ka kryer qindra vjedhje

Ndoshta me këtë pistoletë që mban në dorë kreu plagosjen në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e sotme.

b394a1a2-bcc6-48f2-8c6a-e63c8f8176ce-1

Ky është Kevin Cungu, të cilin policia e ka shpallur në kërkim për plagosjen e shokut të tij, Rexhep Xhekja.

Dy të rinjtë u përfshinë në një sherr në lokal dhe më pas dolën për t’u sqaruar jashtë, sqarim i cili përfundoi me përdorimin e armëve.

Kevin Cungu është vëllai i një prej të rinjve më problematikë në fushën e vjedhjeve, Markeljan Cungu, i konsideruar si superhajdut.

Hera e fundit kur ai u përfshi në një ngjarje kriminale ishte ajo e datës 19 janar 2020 në banesën e një çifti të moshuarish.

Ideatori kryesor i ngjarjes, i cili u shpall në kërkim, dyshohej se ishte Markelian Cungu, “superhajduti” që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur. Ka qenë i arrestuari Fatjon Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular