BallinaAktualitetJa sa persona humbën betejën me COVID, 97 qytetarë u shëruan gjatë...

Ja sa persona humbën betejën me COVID, 97 qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga COVID-19, 97 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministërja në facebook.

Keshtu numri i te sheruarve qe nga fillimi i pandemise llogaritet 6443. Diten e djeshme u raportuan te sheruar 62 qytetare, nje numer ky relativisht i ulet me te sheruarit e dites se sotme.

Po ashtu gjatë 24 oreve kanë humbur betejën me koronavirusin tre paciente, ndersa jane testuar pozitive 161 persona.

“Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Aktualisht në spitalin Infektive dhe ate Shefqet Ndroqi po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular