BallinaKronikePërdhunimi në Pogradec/Ja çfarë bisedoi vajza e autorit me të miturën që...

Përdhunimi në Pogradec/Ja çfarë bisedoi vajza e autorit me të miturën që përfundoi me denoncimin në polici

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e Pogradecit, shtysë për denoncimin një bisedë mes vajzës së 46 vjecarit dhe të abuzuarës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije,se ka rreth 1 vit që 46 vjecari e ngacmonte vajzën, por gjithçka ka ndodhur ditën e Bajramit, kur B.B ka kryer marrdhënie me të miturën.

Vajza nuk ka dashur të kryente marrëdhënie me 46 vjecarin por në mënyrë të vazhdueshme ai e ka dhunuar dhe ka abuzuar me të.

Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4.00 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.

Fjalët e tij pas kësaj ngjarje kanë qenë kërcënuese për vajzën duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici: ‘Kam një prej drejtuesve kryesorë në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim.’

Ka qenë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar marrëdhënien e shoqes së saj me babain e cila ia ka bërë të ditur shoqes së saj në mënyrë që kjo e fundit të hiqte dorë prej tij.

Vajza e 46 vjecarit- Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

E abuzuara- Unë nuk mundem, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

Vajza e 46 vjeçarit- Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

E abuzuara-Nuk mundem

Të dyja kamë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për t’u takuar.

Vajza e abuzuar, ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vet dhe një psikologe

Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar.

Ndërkohë nga grupi i hetimit bëhet me dije se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjeër viktimë.

Sakaq 46 vjeçari nuk ka pranuar asgjë përpara policisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular