BallinaKronikeTronditëse/ Përdhunoi për një muaj rresht 13-vjeçaren, arrestohet 46-vjeçari

Tronditëse/ Përdhunoi për një muaj rresht 13-vjeçaren, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Pogradecit bëri të ditur se ka arrestuar një 46-vjeçar.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene 13-vjeçare disa herë gjatë gushtit.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular