BallinaAktualitetNdërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur. Statusi prekës i profesores Valentina...

Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur. Statusi prekës i profesores Valentina Duka

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi historiani i njohur Llambo Filo.

Historiani Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej ditësh në spital prej dy javësh.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore. Ai ka qene i shtruar ne spital prej 2 javësh dhe kishte sëmundje shoqëruese

Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve.

Profesori ishte me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Filos, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular