BallinaKryesoreFlet Shahini: Duhet të pyesni Ramën pse më largoi në ditën e...

Flet Shahini: Duhet të pyesni Ramën pse më largoi në ditën e parë të shkollës

Ministrja e Arsimit (tashmë e shkarkuar) tha se nuk e dinte pse Rama zgjodhi ditën e parë të shkollës për ta larguar. Në një intervistë për emisionin “Open” në TCH ajo tha se e kishte diskutuar prej kohësh largimin e saj me Ramën, por nuk kishte lënë afat.

“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja derisa të gjendej dikush tjetër. A jam shkarkuar? Kam kërkuar të lirohem. Kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit” – tha Shanini.

Pyetjes se kishte thënë që do largohej në fund ta mandatit dhe pse Rama e largoi tani, Shahini iu shmang.

“Pyetjen duhet t’ja bëni kryeministrit. Për mua nuk ishte surprizë. E prisja. U diskutua dhe ndodhi sot. Nuk ka simbolikë që më larguan ditën e parë të shkollës. Për simbolikën duhet të pyesni kryeministrin” – tha Shahini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular