BallinaKronikeMbi 500 mijë euro vjedhje në 12 ngjarje/ Bashkëjetuesja e kreut të...

Mbi 500 mijë euro vjedhje në 12 ngjarje/ Bashkëjetuesja e kreut të grupit kapet në Bllatë. Shiste…

Një 44-vjeçare, me banim në Itali, është arrestuar në doganën e Bllatës, në tentativë për t’u larguar drejt Maqedonisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës gjatë operacionit “Sezoni”, që goditi një grup të vjedhjes së kasafortave.

Gjatë këtij operacioni u shpall në kërkim edhe bashkëjetuesi i saj, Arjan Rapaj, që u arrestua një ditë më vonë. Burimet thanë se grupi, që drejtohej nga Rapaj, pjesë e të cilit ishin edhe 3 persona të tjerë që u arrestuan, dyshohet të kenë realizuar të paktën 12 vjedhje banesash, ndërsa shuma e parave që kanë përfituar nga këto raste vjedhjesh llogaritet në mbi 500 mijë euro.

Valbona Osmani, 44-vjeçarja që u arrestua së fundmi, zyrtarisht akuzohet për “Moskallëzim krimi”, por sipas burimeve nga Policia dyshohet se ka shitur jashtë vendit bizhuteritë që vidhte bashkëjetuesi i saj bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit. “Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Sezoni’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’ i shtetases së shpallur në kërkim V.O., 44 vjeçe, banuese në Itali.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R. (autori kryesor i vjedhjeve) kryente vjedhje të ndryshme së bashku me shNjë aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku dy vajza kanë ndërruar jetë dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosura rëndë. Sipas informacioneve të Policisë së Elbasanit, një makinë tip “Benz”, me targa AB 209 AD, ka goditur nga pas një makinë tip “Volkswagen”, me targa AA 409 VE.

Mësohet se në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonin 4 vajza, ndërsa përplasja ka qenë shumë e fortë sa makina është shkatërruar totalisht dhe ato kanë mbetur të bllokuara në mjet derisa ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes. Burimet theksuan se katër vajzat fillimisht kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në Spitalin e Elbasanit. Por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën, ku njëra është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në trup.

Dy viktimat ishin pasagjere dhe ndodheshin të ulura në sediljen e pasme të makinës, duke marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja fatale. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip “Benz”, Behar Pema, 58 vjeç. Ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l. pas ngjarjes së rëndë, ai është arrestuar nga Policia për veprime të mëtejshme. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik. tetas të tjerë dhe nuk ka kallëzuar për krimin e është mundur t’i shmanget përgjegjësisë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

OPERACIONI

Të mërkurën e javës që kaloi, Komisariati Nr. 2 finalizoi operacionin policor të koduar “Sezoni”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa të ndryshme në Qarkun e Tiranës. Me arrestimin e tyre u zbardhën dhe dokumentuan 7 raste të vjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, pas një pune disamujore organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sezoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Etem Murataj, 35 vjeç, Smajl Shkemza, 28 vjeç dhe Dorjan Basha, 32 vjeç, të tre banues në Durrës. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: Arjan Rapaj, 45 vjeç dhe Valbona Osmani, 44 vjeçe.

KREU I GRUPIT

Në vijim të këtij operacioni, një ditë më pas, javën që kaloi u arrestua edhe autori kryesor i vjedhjeve, i shpallur në kërkim, 45-vjeçari Arjan Rapaj, u cili u kap nga Komisariati Nr.2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore. Policia tha se sekuestroi në cilësinë e provës materiale euro, lekë dhe sendet e vjedhura në banesa.

“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Sezoni’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, ka vijuar puna me hetime të thelluara, për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Arjan Rapaj, 45 vjeç, banues në Durrës, autori kryesor i vjedhjeve, i dënuar më parë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, vidhte kasaforta, sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë), veshje, 3 aparate celularë, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet”, tha zyrtarisht Policia. Po në vijim të operacionit u bë i mundur dokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit E. Ç., ku autorët kanë marrë bizhuteri dhe një shumë parash.

VJEDHJET E REALIZUARA

1. Më datë 06.09.2020, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë, brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10 mijë euro, në banesën e shtetasit E.A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
2. Më datë 12.08.2019, në rrugën “Skënder Luarasi”, kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S.P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
3. Më datë 20.07.2020, në rrugën “Ramiz Kovaçi”, kanë vjedhur shumën 7 mijë euro, në banesën e shtetasit F.Ç.
4. Më datë 30.08.2020, në rrugën “Pjeter Bogdani”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë, brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270 mijë lekë, në banesën e shtetasit E.S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
5. Më datë 24.08.2020, në rrugën “Marko Boçari”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.
6. Më datë 29.08.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.Sh. Ky shtetas ishte larguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, ka konstatuar vjedhjen. 7. Më datë 06.02.2020, në rrugën “Njazi Demi” kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E.D.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular