BallinaAktualitetMe lot në sy, Meta nxjerr videon e Denisës që humbi ditën...

Me lot në sy, Meta nxjerr videon e Denisës që humbi ditën e parë të shkollës, ja premtimi i presidentit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të rastit të Denisës dhe vëllait të saj, të cilët për shkak të vështirësive ekonomike, sot nuk mundën të nisnin dot shkollën.

Kreu i Shtetit teksa i kërkon ndjesë Denisës, i premton asaj se ajo do ta nisë me çdo kusht vitin shkollor, ndërsa thekson se çdo lot në sytë e fëmijëve është një barrë e madhe në ndërgjegjen e shtetit që nuk mund t’i braktisë njerëzit në nevojë!

Postimi i plotë:

Denisa meriton të shkojë në shkollë, të mësojë dhe t’i realizojë ëndrrat shumëngjyrshe!

Lotët në sytë e saj dhe të gjithë bashkëmoshatarëve që sot humbën ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë ekstreme nuk mund të mos na prekin të gjithëve.

Lotët në sytë e tyre janë një barrë e madhe në ndërgjegjen e shtetit që nuk mund t’i braktisë njerëzit në nevojë!

Shkollat të hapin dyert për të gjithë fëmijët e familjeve në varfëri ekstreme duke ju garantuar plotësisht të drejtën për arsim dhe gjithçka tjetër të nevojshme përgjatë vitit shkollor!

Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari!

Lufta kundër varfërisë nuk zgjidhet as me propagandë, as me lëmoshë dhe as me një thes miell në prag të zgjedhjeve.

Duke i kërkuar ndjesë Denisës, i premtoj se do ta rifillojë shkollën me çdo kusht!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular