BallinaAktualitetSoreca: Të finalizohen menjëherë emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Soreca: Të finalizohen menjëherë emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i BE-së Lugi Soreca,  ka kërkuar poltikës të nisë menjëherë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Thirrjen Soreca e ka bërë nëpërmjet një mesazhi të publikuar nga delegacioni i BE-së në facebook.

Soreca thekson se autoritetet shqiptare duhet të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës.

“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. #BE ???????? vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë ???????? në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan ambasadori Soreca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular