BallinaPolitikeAmbasadorët në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha. Ja kush merr...

Ambasadorët në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha. Ja kush merr pjesë dhe kur do të zhvillohet takimi

Në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka shkuar trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Burimet bëjnë të ditur se Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim me kreun e PD Lulzim Basha në orën 15:00.

Nuk ka detaje në lidhje me takimin, por ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.

Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular