BallinaOP EDCOVID shton pasigurinë e jetës së nxënësve dhe mësuesve në Dibër!

COVID shton pasigurinë e jetës së nxënësve dhe mësuesve në Dibër!

Nga Xhemal Gjunkshi

Shpërthimi i epidemisë COVID-19 ka goditur fort Dibrën. Familjet po përballen me kosto të larta ekonomike dhe sociale. Niveli i lartë i papunësisë, mbulimi i ulët me sigurime shoqërore dhe mbyllja e qindra bizneseve ka ndikuar që situata të rëndohet dhe familjet të zhyten në varfëri.
Në këtë prag viti akademik, që presupozohet të jetë një periudhë e gëzuar për fëmijët, është një periudhë sfidë për prindërit dhe mësuesit. Me frikën e mospërhapjes së virusit, prindërit duhet t’i pajisin fëmijët e tyre çdo ditë me maska dhe dizinfektantë, shpenzime të cilat rëndojnë akoma më tepër ekonominë familjare.
Ndërsa mësuesit, të cilët kanë dy muaj që nuk marrin pagat, u duhet të japin mësim me turne, në kushte të vështira, me mungesë logjistike, me ankthin e infeksionit, pa pasur një plan konkret për testimin masiv të stafit mësimor.
Në kohën kur me hapjen e shkollave rrezikohet përhapje më e madhe e virusit, dhe fëmijët duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe dizenfektimit, thuajse në të gjitha shkollat e Dibrës ka mungesa elementare të higjenës dhe mjeteve të tjera për dezinfektim. Ndërkohë kur larja e shpeshtë e duarve është rekomandimi kryesor i autoriteteve shëndetësore për parandalimin e infeksioneve,nëpër shkolla situata është alarmante, mungesa e higjienës dhe pajisjeve sanitare, si dhe mungesa e ujit rrezikon shëndetin e fëmijëve dhe të mësuesve.
Kjo situatë shton ankthin tek prindërit, përgjegjësinë dhe pasigurinë tek mësuesit,. Kjo qeveri fantazmë që mendon vetëm si të vjedhë duhet të marrë masa konkrete, duhet të ketë në funksion një platformë të qartë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve. Jeta dhe shëndeti i njeriut është mbi çdo gjë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular