BallinaBotaPresidenti Trump: Hoti dhe Vuçiç guxim të jashtëzakonshëm, e bënë botën më...

Presidenti Trump: Hoti dhe Vuçiç guxim të jashtëzakonshëm, e bënë botën më të sigurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, tha Trump, transmeton Departamenti amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram.

Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”.tr

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve. Rel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular