BallinaKronikeSi nisi sherri mes ish-kunetërve në Bathore, fqinji: Pashë një makinë duke…

Si nisi sherri mes ish-kunetërve në Bathore, fqinji: Pashë një makinë duke…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetases Jetimra Hasani nga kunati i saj, Agron Tanushi. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kunata dhe kunati kishin konflikte të herëpas’hershme dhe që të dyja palët ishin me urdhër mbrojtje.

Siç thekson gazetarja Bezat, konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.

Ndërkohë, konflikti i sotëm mes autorit dhe viktimës ka nisur për mbeturinat, pasi Jetimra jetonte në katin e dytë, ndërsa Agroni në katin e parë të banesës, dhe ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar llogari pse i ka hedhur mbeturinat. Pas kësaj, ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje kunatën.

Nga ana tjetër, gazetarja e “BalkanWeb” dhe “News24”, Aurora Golemi, ka qenë në vendngjarje, ku ka pyetur një prej fqinjëve të familjes, i cili i ka thënë se “Sot pashë një makinë duke ngarkuar plaçkat. Jetmira Hasani ka qenë e divorcuar prej disa vitesh. Ish-burri i Jetmirës ka qenë emigrant në Greqi. Prej vitesh kanë pasur konflikt pronësie”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular