BallinaKronikeVrasje brenda familjes në Bathore, kunati vret me armë kunatën. Policia jep...

Vrasje brenda familjes në Bathore, kunati vret me armë kunatën. Policia jep sqarimet e para

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar mbrëmjen e sotme (e martë 15 shtator) në zonën e Bathores në rrethinat e Tiranës.

Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit, një burrë ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular