BallinaKronikeAksidenti tragjik në Tunelin e Elbasanit, pas përmirësimit vajzat kërkojnë motrën dhe...

Aksidenti tragjik në Tunelin e Elbasanit, pas përmirësimit vajzat kërkojnë motrën dhe shoqen e humbur

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy vajzat e mbijetuara të aksidentit tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit, ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Faxweb brenda spitalit të Traumës  bëjnë me dije se dy vajzat ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Tashmë ato mundet të komunikojnë me familjarët e tyre, të cilët nuk u kanë treguar ende për ndarjen nga jeta së dy vajzave të tjera që ndodheshin në makinë.

Nervida Garunja nuk e di që ka humbur të motrën gjatë përplasjes fatale, Lusindën, e cila u shua në ditën e saj të lindjes. Gjithashtu, as Nervida dhe as Denisa nuk dinë se shoqja e tyre Xheneta Qallia nuk jeton më.

Mjekët kanë rekomanduar që të pritet deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre, dhe më pas lajmi i trishtë do i komunikohet atyre edhe me praninë e një psikologu.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Ky i fundit rezultoi i dehur në testin e alkoolit dhe u arrestua nga uniformat blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular