BallinaKronikeVIDEO/Akuza e rëndë: ‘Motra ime do ishte gjallë nëse policia do bënte...

VIDEO/Akuza e rëndë: ‘Motra ime do ishte gjallë nëse policia do bënte punën’

Një ngjarje e paralajmëruar, e cila mund të parandalohej, ishte ajo e vrasjes së Jetmira Hasanit në Bathore pasditen e të martës. Viktima kishte njoftuar policinë për agravimin e sherrit. Familjarët e 34-vjeçares hedhin akuza se policia nuk ka bërë punën siç duhet dhe se nuk ka pritur në banesë derisa Jetmira të largohej, por vetëm ka kërkuar paraqitjen vullnetare të autorit të krimit, i cili pasi është larguar policia, ka qëlluar për vdekje ish-kunatën.

Një vrasja e paralajmëruar mund të cilësohet ajo e 34-vjeçares Jetmira Hasani nga ish-kunati i saj. Policia mund të kishte parandaluar krimin e rëndë dhe është përgjegjëse njësoj si autori, thanë familjarët e vitkimës, nënë e një vajze, e cila pas sherrit është qëlluar per vdekje nga ish-kunati, Agron Tanushi, i arrestuar disa orë pas krimit në Lushnjë.

“Po të ishte policia në krye të detyrës për të bërë punën siç i takonte, motra ime do ishte gjallë.  Policia nuk e ka shoqëruar në komisariat dhe ia ka kërkuar në mënyrë vullnetare. Minimumi do duhej të qëndronte aty. Nëse do bënte punën siç duhet policia, motra ime do ishte gjallë”, tha vëllai i viktimës, Raimond Hasani.

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv largimin nga banesa të 34-vjeçares, e cila ishte divorcuar prej kohësh nga djali tjetër i familjes Tanushi.

Pavarësisht se konfliktet e herëpashershme lidhen me lirimin e banesës, vëllai i të ndjerës tha për Syri Televizion se Jetmira prej 3 muajsh nuk rrinte më te shtëpia e ish-bashkëshortit, ndërsa shpreh revoltën për mosveprimin e policisë.

Punonjësit e policisë rezultojnë të kenë qenë në banesën e familjes Tanushi vetëm pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, sepse ishte njoftuar për agravimin e situatës që përfundoi me viktimë nënën e një 8-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të martës në rrugën ‘Apolonia’ në Bathore. Agron Tanushi ka qëlluar disa herë drejt Jetmira Hasanit në prani të familjares së saj në momentin që po merrte rrobat e saj nga banesa. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Agron Tanushi u vu në pranga dhe do të përgjigjet para gjykatës për vrasje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular