BallinaKronikeEMRI/Ishte i infektuar, humb jetën efektivi i policisë, para dy javësh COVID-19...

EMRI/Ishte i infektuar, humb jetën efektivi i policisë, para dy javësh COVID-19 i mori edhe të atin

Ilir Nerguti, efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.

Mësohet se Nerguti ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Burimet bëjnë me dije se viktima është babai i dy fëmijëve.

Gjithashtu mësohet se para 2 javësh viktima ka humbur babain i cili po ashtu ishte infektuar me COVID-19, ndërsa ishte i shtruar tek “Infektivi”.

Që nga fillimi i pandemisë, kanë humbur jetën 7 oficerë policie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular