BallinaKryesoreQeveria e dështimeve, flet çdo ditë për suksese imagjinare

Qeveria e dështimeve, flet çdo ditë për suksese imagjinare

Nga Orjola Pampuri

Qeveria e deshtimeve, flet cdo dite per suksese imagjinare.
Deshtimeve ne seri, nuk mund te mos i shtohej dhe menaxhimi i masave nda Covid 19 ne shkolla.
Pasi u mor vendimi per hapjen e tyre, vendim i cili ishte i njejte per shumicen e vendeve ne bote, gjeja e pare dhe prioritare qe cdo vend ndermori ishte nje plan masash apo protokoll i rrepte per tu zbatuar nga te gjitha palet, qofte edhe nga prinderit ne shtepi, te cilet duhet te flasin e te insistojne ne zbatimin e masave prej femijeve te tyre. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte shkolla, vendi ku femijet kalojne disa ore, dhe survejimi duhet te jete i rrepte qe ata te ruajne distancen dhe te jene te kujdesshem, por edhe kjo mase vlen te theksohet, pas nje mase tjeter prioritare, paisja me maska te sigurta, higjenike te cilat jo cdo prind mund t’i siguroje. Ne shtetin fqinj ne Itali, perpara fillimit te shkolles qeveria siguroi 2 milion maska per shkollat, me qellim qe nxenesit cdo dite te pajisen me nje maske te re. Pyesni prinderit dhe femijet sa here i nderrojne maskat apo higjenizojne ato? Besoj rezultati do te jete deshperues.
Nje pike tjeter e rendesishme jane testet, si ato serologjike, te cilat shteti fqinj Italia i perfshiu ne protokollin e fillimit te shkolles per cdo mesues, madje dhe Kosova i testoi mesuesit para nisjes se vitit shkollor. Nuk mund te niste vitin shkollor asnje mesues pa patur nje rezultat negativ te testit. Me pas le te vijojme me nje pike tjeter, testet e shpejta, te cilat duhet te sigurohen ne nje sasi te caktuar ne cdo shkolle, si dhe trajnimi i stafeve mjekesore apo mjekut qe kontronllon situaten ne shkolla, per berjen e ketyre testeve te shpejta, edhe pse procedura paraqitet e thjeshte, por gjithsesi trajnimi i vazhdueshem i tyre dhe asistenca me personel shtese eshte e nevojshme.
Sa nga keto jane zbatuar? Asnje….
Mjetet e transportit ne zonat rurale, por nuk perjashtohen rastet edhe ne zona urbane si dhe ne kryeqytet, jane te tejet mbushura, e femijet qendrojne te ngjeshur me njeri tjetrit, kushtet e higjenes te cilat jane prioritare sidomos ne kete situate, lene per te deshiruar ne shume shkolla, por edhe ne ato shtepi ku jetojne, per shkak se termeti ua shembi shtepite, dhe ende jetojne ne kushte te veshtira. Ne shume shkolla nuk ka uje, e tualetet jane ne kushte mizerabel. Keshtu me gjithe kete pasqyrim te situates, mund te them qe jemi perballe nje rreziku, per te cilin koston do e paguajne mesuesit, prinderit e gjysherit ne shtepi. Ministria e shendetesise eshte totalisht e deshtuar ne menaxhimin e kesaj situate. Fjalia e papergjegjshme e eksperteve ne sherbim te qeverise qe: ” testimi i mesuesve nuk ka kosto efektive” eshte nje turp i rradhes, kundrejt te cilit nje dite do te mbajne pergjegjesi. Per kete qeveri koncensionet klienteliste kane kosto efektive dhe shendeti i qytetareve nuk ka vlere.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular