BallinaOP EDByro Kombëtare Hetimi (BKH) apo Fitness?!

Byro Kombëtare Hetimi (BKH) apo Fitness?!

Nga Shemsi Prençi

Prej shumë kohësh opinioni publik, mbërthyer pas ekraneve të TV, priste me padurim emërimin e drejtuesit dhe startimin e punës për kompletimin dhe funksionimin e Byros Kombëtare të Hetimit.
Së fundmi erdhi dhe ky moment i shumë pritur ku qeveria sajoi Aida Hajnaj, pinjolle te ish Sekretares Parë të Partisë Punës, e cila dinte vetem të internonte e burgoste familjet patriotike shqiptare.
Në karrigen e Drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Hajnaj e filloi punën me nxjerrjen e Urdhërit dhe kritereve për përzgjedhjen e Hetuesve për në BKH.
Por këtu fillon dhe mbaron gjithçka sepse tjeter pritej e tjeter na serviri Hajnaj. Byroja Kombëtare e Hetimit , do hetojë krimet e rënda, korrupsionin dhe krimin e organizuar që shtrijnë tentakulat në gjithë Shqipërinë, në rajon , Europë dhe më gjërë, por Hajnaj, nuk shqetsohet fare. . .
Ka miratuar dhe janë botuar në faqen e BKH, kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët pë hetues, sikur do punojnë në Bordelo dhe jo ne Byronë Kombëtare të Hetimit.
Në asnjë nga pikat dhe kriteret e parashikuara nuk flitet për domosdoshmërinë e njohjes së gjuhës anglezë edhe pse parashikohet se hetuesit , do të trajnohen nga ekspertë të huaj e madje dhe në ShBA.
Por Hajnaj është treguar korrekte për fazën e testimit fizik ku në piken 2 pas aplikimeve, lidhur me kriteret fizike, që Hetuesit e BKH-s të testohen për palosjet , pompat dhe vrapimin 300 e 2400 m.
Kuptohet drejtë se testimi i hetuesve tanë do fokusohet te palosjet, pasi ky është percaktuar si testi më i rëndësishmi nga Znj. Hajnaj, tashmë drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila me hetues dhe hetuese që dinë të palosen, do të hetojë dhe shkatërrojë grupet kriminale dhe krimin e organizuar në Shqipëri e me lidhje në gjithë botën.
Tashmë populli dhe opinioni publik duhet të ngushëllohen sepse hetuesit, po testohen dhe së shpejti do “palosen” edhe para opinionit publik.
Besoj se ky proces do ndiqet me shumë vëmendje dhe nga SPAK dhe Monitoruesit Ndërkombëtar. . .
Më poshtë gjeni linkun në web-in e BKH, për kriteret, testet dhe fazat nëpër të cilat duhet të kalojnë kandidatët për Hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku në asnjë kriter apo fazë nuk kërkohet gjuha angleze apo një testim mbi matjen e njohurive të gjuhës angleze, tek paragrafi “Fazat e përzgjedhjes” klikoni rubrikën me shkrim të kuq “Testimet e përzgjedhjes”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular