BallinaSportNdeshje “bombë” për Tiranën, luan në Zvicër ndaj kampionëve të Jang Bojsit

Ndeshje “bombë” për Tiranën, luan në Zvicër ndaj kampionëve të Jang Bojsit

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off” të Ligës së Europës.

Tirana do të përballet me zviceranët e Jang Bojs, ndeshje e cila do të zhvillohet në transfertë për bardheblutë e Egbosë.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës.

Goglat kanë vendosur Tiranën përballë një kundërshtari shumë të fortë siç është përballja me kampionët e Zvicrës.

Klubi i Jang Bojs është kampion në fuqi i Zvicrës për sezonin 2019-2020. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi. Jang Bojs u eliminua nga turi i tretë i Ligës së Kampioneve pas humbjes 3-0 ndaj danezëve të Midytjland.

Jang Bojs- Tirana më 1 tetor

Ja të gjitha çiftet që u vendosën nga shorti:

1

2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular