BallinaAktualitetOrët e frikës/Mediat greke: Më e keqja s’ka kaluar ende. Ja zonat...

Orët e frikës/Mediat greke: Më e keqja s’ka kaluar ende. Ja zonat në “alarm të kuq” prej ciklonit “Ianos”

Cikloni Mesdhetar Ianos mbërriti në Greqi të enjten në mbrëmje, duke trazuar detin Jon me erëra të forta deri në 90 km/h si dhe vijën bregdetare të gadishullit të Peleponezit.

Cikloi filloi pas orës 3 të mëngjesit në zonat e Peloponezit dhe veçanërisht në Ilia dhe Mesinia, duke vazhduar më pas në Atika, siç raportojnë mediat greke.

Zonat që janë vënë në vijën e ” kuqe” për orët e ardhshme janë Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca.

Vlerësimet e reja të specialistëve, flasin për një zhvendosje të pjesshme në rrjedhën e Ianos, pasi ai nuk pritet të hyjë në brendësi të Peloponezit.

Nga e premtja dhe deri në orët e para të së shtunës, parashikohet të jetë periudha më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq për Atikën.

Kursi i Ianos në Greqi u regjistrua nga sateliti evropian meteorologjik Meteosat-11 , ndërsa Observatori Kombëtar i Athinës / meteo.gr përpunoi dhe vizualizoi të dhënat e satelitit dhe përgatiti videon që ndjek dhe paraqet lëvizjen e sistemit në vendin tonë deri në të enjten pasdite.

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular