BallinaAktualitetDenoncimi i banorit të Tales, banesa iu dëmtua nga tërmeti: Kemi 10...

Denoncimi i banorit të Tales, banesa iu dëmtua nga tërmeti: Kemi 10 muaj në çadër, kemi frikë të hyjmë në shtëpinë e shkatërruar

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë mjaft pasoja për shumë familje, edhe në qytetin e Lezhës.

Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.

Ai thekson se ka 10 muaj që jeton në çadër, pasi ka frikë të futet në banesën e tij, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, Kola thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit.

Banesa-Gjoke Kola11

Biseda e plotë

Gjok Kola: Jam Gjokë Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër.

Alfrida Marku: Të kanë premtuar që shtëpia do rindërtohet?

Gjokë Kola: Po! Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s’di gjë!

Alfrida Marku: Si e keni kaluar dimrin?

Gjokë Kola: Si kalohet po s’të ma kush, se jena t’u e kalu nëpër çadrat. Si kalohet? Kalohet si dimri.

Alfrida Marku: Ju të gjithë, 5 familjarë rrini në çadër?

Gjokë Kola: Po 5 familjarë, ec e hy prej frike brenda.

Alfrida Marku: Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon?

Gjokë Kola: Asnja, se të jetë një, nanën kam…

Alfrida Marku: Keni nënën në pension dhe merrni ndihmë ekonomike.

Gjokë Kola: 50 mijë lekë, 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë.

Banesa-Gjoke Kola

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular