BallinaShow BizzDua Lipa poston videon ku flet shqip dhe fansat u “çmenden” (VIDEO)

Dua Lipa poston videon ku flet shqip dhe fansat u “çmenden” (VIDEO)

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të dashura për publikun në mbarë botën. E teksa po korr shumë sukses në tregun muzikor, ajo asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj. Madje nuk ka ngurruar në asnjë moment që të tregojë se është shqiptare.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet ku ka qenë shumë e vogël. Me këtë video, ajo ka uruar për ditëlindje një të afërme të saj.

Në videon në fjalë dëgjohet teksa flitet shqip dhe Dua e vogël thotë ‘Natën e mirë‘, kurse personi që regjistron videon “T’i shoh thonjtë, ç’ka jeni tu bo? A të mira bonbonet?”.

Kujtojmë se gjatë kësaj vere, Dua u kritikua jo pak pasi u përfshi në debatin e famshëm të vendosjes së Kosovës në hartën e Apple dhe më pas pushtoi mediat me postimin e flamurit autokton shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular