BallinaOP EDMesuesit, vlerësoni këta heronj të heshtur që cdo ditë përballen me sfida...

Mesuesit, vlerësoni këta heronj të heshtur që cdo ditë përballen me sfida dhe hedhin themelet e një shoqërie të fuqishme

Nga Pavli Bitri

Jam një mësues i vogël në mesin e shumë mësuesve të mëdhenj të kombit tone! Si një ndër profesionet më fisnike, duhet të ishte puna më e vlerësuar dhe më e respektuar, por për fat të keq nuk është keshtu.
Kjo përhumbje ndaj këtij misioni nis që nga nxënësit dhe prindërit e tyre , të cilët vetëm vetëm ankohen e deri tek instancat më të larta arsimore, ku këta të fundit demotivojnë mësuesit e rinj të nisin punën e tyre, duke ndërhyrë deri në moslicensimin e tyre, pasi rilincesimi bëhet kundrejt pagesës (si gjithçka në rilindje).

Të gjithë e pranojmë se arsimi është shtylla e kombit, shtyllë e kapur prej robërisë rilindase që nuk lejon ngritjen e bazamentit të shoqërise. Të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptarë ka ngecur dhe se nuk është atje ku duhej të ishte.
A thua kjo ngecje është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën” e tij? Kam zgjedhur profesionin që mendoja se është më i miri nga të gjitha profesionet, mes sakrificash arrita të futem në karvanin e gjatë të atyre që e duan këtë profesion. Mësuesi punon nën nje trysni te pamatur, që përpos frikës dhe përgjegjësive të tjera, vazhdon t’i buzëqeshi cdo nxënësi dhe ti pergjigjet cdo pyetje (me vlerë dhe pa vlerë).
Jo rrallë herë mësuesit përballen edhe me një guxim te frikshëm të nxënësve, të cilët kerkojnë llogari, në mënyrën më harbute dhe arrogante të mundshme per faktin se po i harxhojnë shume kohë duke u dhënë detyra apo duke i pyetur dhe diskutuar për këto të fundit . Pse? – sepse ata jane shumë të stresuar dhe ne duhet ti kuptojmë, nuk duhet ti japim mesime e detyra, mjafton tu vendosim ato 10-at ne fund e nxënësi dhe familja e tij o të jenë të kenaqur, madje edhe më shumë instancat më të larta do të jenë të lumtura, paasi kemi rritje në cilësi.
E nën këtë presion, shumica e mësuesve detyrohen të nënshtrohen e i lëshojnë pa kufi ato 10-at. Ajo që duhet të jetë shqetësues për shoqërinë tonë e në veçanti për mësimdhënësit, prindërit dhe Ministrinë e Arsimit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe e neveritshme, që ata duhet të bëjnë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Andaj, Ministria e Arsimit duhet të zhvillojë politika dhe të hartoj plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit. Kjo do të kishte një impakt direkt në ngritjen e cilësisë, rritjen e interesimit dhe në rezultate më të kënaqshme në përmbushjen e objektivave të parapara në kurrikulumin e hartuar nga Ministria e Arsimit. Vlerësoni këta heronj të heshtur që nuk e mbajnë mend se kur e kanë marr për herë të fundit pagën e trembëdhjetë. Vlerësoni këta heronj të heshtur që cdo ditë përballen me sfida dhe hedhin themelet e një shoqërie të fuqishme, që përpunojnë pasurinë më të madhe të një kombi “rininë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular