Vjeshte me arome pranvere ne Zalle-Dardhe

0

Ne Zalle-Dardhe me 18 shtator u zhvillua aktiviteti artistik i Ansamblit “Kuvendi”, Dardhe.

Presidenti i Republikes nderoi me medalje artistet dernjane qe kane kontribuar nder vite per te mbajtur ne kembe frymen artistiike te kesaj zone te permendur nder breza, ku kenga dhe vallja jane jo vetem per disa individe te talentuar, por nje fryme e amshuar breze pas brezi ne cdo familje dernjane.

Te bente pershtypje pjesemarrja masive ne kete aktivitet te shendrruar ne feste e dernjaneve nga gjithe rrethet e Shqiperise, e miqeve e shokeve nga krahinat pereth si nga Reci e Cidhna, Lura e Sllova, Kalaja e Dodes e Kukesi.

Rruget e Zalle-Dardhes u duken shume te vogla per te pritur kete uragan njerzish nga cdo ane. Vendasit ose sic i quaj qendrestaret qe nuk kane levizur nga vendlindja nuk e fshihnin gezimin e tyre duke mirepritur me zemer motrat e vllezrit e tyre. Malli per vendlindje dukej ne syte e dernjaneve krenar per kete vend ku historine e kane shkruar me pushke, gjak e pene. E sot po festojne te gjithe se bashku me kenge e valle qe qe burojne si ujevare ne keto troje.

Presidenti i ansamblit Kuvendi z. Neshat Ndreu me aftesine e tij e shendrroi ne feste ku protagonist ishit gjithe pjesemarresit. Me punen e palodhur te koreografit Avni Ndreu, djali i te madhit Hazis Ndreu, vallet ishin jo vetem te arrira profesionalisht, por burimore dhe perfshine ne duartrokitje te pranishmit.

Krenaria e Dardhes e dernjaneve ishin ne skene, kengetaret Liri Rasha, Shaban Mziu, Saje Poleshi qe kenduan me zerat e tyre te rralle dhe u nderuan me medalje, por edhe te rinjte si vllezerit Ramadan e Mentor Topuzi, Rruzhdi e Gentian Dervishi, Muharrem Elezi, Abaz Kaca e Fatmir Toca dhe mikepritesi Besim Xhaferi.   Kendoi edhe Fatjon Dervishi djali i bilbilit te kenges Sherif Dervishi. Fatjoni me shume emocion kendoi dhe mori duartrokitjet e para ne rrugen e tij drejte artit e muzikes. E nderuan me pranine dhe zerin e tyre melodioz edhe Defrim Jashari dhe Ingrid Jushi.

Kesaj atmosfere nuk i shpetuan edhe loti i hidherimit per te paperseriteshmit kengetar qe ndrruan jete kete vit, si Qerim Sula uragani i kenges dernjane e Sherif Dervishi bilbili e muzikes qe gjate aktivitetit thuajse ishin te pranishem me zerin dhe kenget e tyre. Dhimje per humbjen e tyre fizike, por qe do jetojne ne zemrat e mendjet e dernjaneve e gjithe Shqiperise me kenget e tyre tashme ne fondin e arte te muzikes. Ndrimi nga Presidenti i Republikes i Ansambili “Kuvendi” ishte vleresim i merituar per gjithe zonen tone, te njohur ne gjithe vendin per traditen e kenges dhe valles. I gezofshin medaljet te gjithe te nderuarit qe merituan kete vleresim.

Festa vazhdoi deri naten vone. Hareja dhe gezimi kishin pushtuar gjithe familjet e Dardhes. Feste paci gjithmon vllezer e motra dernjane.

Mos harroni dten 1 gusht te cdo viti kemi festen tone tashme te konfirmuar.

Urime Neshat Ndreut dhe grupit organizator.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.