BallinaKronikeInfektohet edukatorja e kopshtit me fëmijën e saj 5 vjeçe, Covid-19 rikthehet...

Infektohet edukatorja e kopshtit me fëmijën e saj 5 vjeçe, Covid-19 rikthehet në Kuçovë

Covid-19 rikthehet në Kuçovë,me infektime në institucione publike e private. Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe,”pozitive” me Covid-19. E infektuar edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës.

Rastet me Covid-19 kanë njohur rritje në qytetin e Kuçovës. Pas konfirmimit të 6 rasteve pozitive disa ditë më parë,që rezultuan të ishin pensionistë,tashmë rastet janë shtrirë edhe në institucionet publike. Një edukatore në një kopësht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopësht,kanë rezultuar të prekura me SarsCov2.

Edukatorja ka qënë në punë deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ajo dhe vajza e saj e kanë rezultuar “pozitive”. Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj,ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte,të cilët do ti nënshtrohen testimit.

Edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo e ka ndërprerë marrëdhënien me punën vetëm ditën që ka bërë tamponin,duke vënë në alarm koleget e saj më të afërta dhe gjithë punonjëset e repartit ku ajo punonte. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i kopështit dhe fasonerisë në Kuçovë si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular