BallinaLifestyleLidhja e fshehtë 1-vjeçare e Shpat Kasapit, këngëtari i plotëson dëshirën nënës...

Lidhja e fshehtë 1-vjeçare e Shpat Kasapit, këngëtari i plotëson dëshirën nënës për t’u martuar këtë 35-vjetor

Kjo është historia e parë e rëndësishme dashurie e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, që pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn.

Bëhet fjalë për një lidhje të fshehtë 1-vjeçare me një vajzë brune kësaj here, që quhet Selvije, e cila njihet si pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni.

Dy javë më parë, Shpat Kasapi u kat mat me këtë vajzë zeshkane në një lokal dhe brenda pak orësh u zbulua se ishte e dashura e tij.

Këngëtari nuk reagoi në lidhje me thashethemet, megjithatë i konfirmoi duke ia shprehur asaj publikisht dashurinë. Ai postoi një selfie në plazh në “Instagram” dhe nuk mungoi komenti i partneres së tij.

Selvija i bëri një emoji zemër dhe një emoji me kurorën e mbretit. Ndërsa këngëtari i shprehu dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri zemër”.

Mësohet se çifti është në një lidhje prej një viti, por e kanë mbajtur të fshehtë. Selvija, një vajzë shumë simpatike, njihet si pronarja e një salloni bukurie, ku prej vitesh ka punuar me klientelë VIP, pra me personazhe publike në Maqedoni.

Ndërkohë nuk ka pasur ende asnjë reagim nga Shpat Kasapi pas bërjes publike të lidhjes së tij, për të dhënë një deklaratë apo diçka më shumë.

Por burime pranë artistit kanë bërë të ditur se Shpati po planifikon ceremoni dasme për të përmbushur dëshirën e nënës së tij për t’u bërë dhëndër këtë 35- vjetor.

Së bashku me të ëmën, ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku treguan se si po e kalonin periudhën e izolimit gjatë karantinës. Në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, u shpreh nëna e Shpatit.

Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj para disa muajsh duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”.

Ndërkohë që në këta muaj lidhja është konsoliduar me Selvijen dhe tashmë janë gati për t’i dhënë fund beqarisë. Kujtojmë se në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35-vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati.

Edhe pse pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn, asnjëherë nuk ka folur me bindje për ndonjë femër në lidhje me çështjet e zemrës, nuk kanë munguar deklaratat e tij në lidhje me jetën private.

Gjatë një interviste për “Pop Culture”, ai u shpreh se ishte për lidhje serioze.

“Fati vjen atëherë kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze. Unë jam kupton, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër. Në lidhjen serioze normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”, tha Shpati.

Ai prej vitesh mbetet një nga këngëtarët më të dashur e më të pëlqyer, sidomos nga publiku femëror. Një nga deklaratat e tij më të bujshme ishte se vajzat dikur shkulnin flokët, ndërsa tani shkulin krevatin për të.

Ndërkohë, i ftuar te “Rudina”, ai i premtoi se herë tjetër do të shkonte me nusen në emision, duke e konsideruar dashurinë një proces që ka fillimin dhe kulmin. Këngëtari i lindur në Tetovë të Maqedonisë, prej vitesh bën karrierë si këngëtar edhe në Shqipëri.

Karrierën muzikore e filloi herët, kur pas disa prezentimeve në festivalet për fëmijë fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë, kur ishte vetëm 13 vjeç. Sukseset e para në botën muzikore të të rriturve i provoi me çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin “Nota Fest 2003” në Shkup dhe çmimi i publikut në “Albafest 2003” në Shkup.

Menjëherë pas këtyre sukseseve, ai fitoi çmime të tjera. Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të suksesshme dhe videoklipe si: “Pa ty s’jetoj”, “Largohu”, “S’e pranon”, “Ti je ajo” etj.

Për look-un e tij të klipeve kujdeset Armend Ramadani, ndërkohë që këto vite ka treguar talentin e tij edhe si aktor. Të shohim se cilët artistë do të jenë në listën e të ftuarve në dasmën e tij.

    

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular