BallinaAktualitet“COVID -19 mbërrin dhe në gjimnazin e Gjirokastrës”- deputetja: Asnjë tampon për...

“COVID -19 mbërrin dhe në gjimnazin e Gjirokastrës”- deputetja: Asnjë tampon për mësuesit

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, thotë se janë zbuluar raste me koronavirus edhe në një gjimnaz në Gjirokastër.

Me një shënim në facebook, ajo thotë se pavarësisht se  Drejtoria Arsimore Gjirokastër vlerësoi masat e marra nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk mundi të izolojë hyrjen e virusit në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”.

“Asnjë tamponim apo test sereologjik  për mësuesit e arsimit parauniversitar të Qarkut Gjirokastër, inspektim i  infrastrukturës arsimore, kushteve  higjeno-sanitare në respektim te protokollit të sigurisë, veç statistika propagandistike të Drejtorisë Arsimore Rajonale se gjithçka ishte gati për një fillim të ri”, shkruan ajo mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Drejtoria Arsimore Gjirokastër vlerësoi masat e marra nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor por nuk mundi të izolojë hyrjen e virusit në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” qysh në fillim të javës së dytë.

Asnjë tamponim apo test sereologjik  për mësuesit e arsimit parauniversitar të Qarkut Gjirokastër, inspektim i  infrastrukturës arsimore, kushteve  higjeno-sanitare në respektim te protokollit të sigurisë, veç statistika propagandistike të Drejtorisë Arsimore Rajonale se gjithçka ishte gati për një fillim të ri.

Politikat degraduese  të qeverisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, po i kushtojnë shumë shtrenjtë shëndetit të nxënësve.

Në pritje të masave për të garantuar zhvillimin e mësimit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular