BallinaKronikeEMRAT/OFL zbarkon në Elbasan, 5 “të fortët” që duhet të japin llogari

EMRAT/OFL zbarkon në Elbasan, 5 “të fortët” që duhet të japin llogari

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G. Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular