BallinaAktualitetFranca: Shqipëria një shtet i dështuar, i zhytur në krim dhe korrupsion

Franca: Shqipëria një shtet i dështuar, i zhytur në krim dhe korrupsion

Një dosje e nxehtë për administratën franceze është numri gjithnjë e në rritje i azilkërkuesve shqiptarë, të cilët kanë arritur në shifra alarmante me ardhjen e socialistëve në pushtet.

Duke krahasuar periudhat, që me liberalizimin e vizave prej vitit 2011, numri ka shkuar nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019.

Kjo rritje drastike e shifrave, ka ngacmuar revistën e përjavshme franceze “Marianne”, e cila i ka kushtuar një shkrim 3 faqësh këtij fenomeni.

“Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shkruan e përjavshmja franceze.

Krahas shkaqeve si arsyet për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë, apo për t’i shpëtuar hakmarrjes, “Marianne” i referohet edhe shkaqeve që lidhen me gjendjen e vendit tonë.

“Ngritja e numrit të azilkërkueseve shqiptarë në këtë nivel shpjegohet me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi”, thuhet në një raport të cituar të Gjykatës Kombëtare të së Drejtës së Azilit.

Një tjetër arsye që përmend revista citohet edhe në një raport të Ministrisë franceze të Ekonomisë dhe Financave të marsit 2018, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “i penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Pikërisht për këtë, ndonëse që prej vitit 2015 Franca na ka renditur mes “vendeve të sigurta”, pra që nuk përfitojnë azil, kërkuesit nga Shqipëria kanë qenë në qëndër të vëmendjes së Parisit. Ish-ministri i brendshëm i sapozgjedhur nga presidenti Macron, Gerard Collomb erdhi në dhjetor 2017 në Tiranë (foto poshte) për të ushtruar presion për këtë çështje.

Edhe ish kryeministri francez Eduart Philipe në një intervistë të gjatë në shtypin francez tetorin e shkuar u zotua publikisht për uljen e këtij fluksi emigrator, ndërkohë që parlamenti francez organizoi një debat për rregullimin e këtij emigrimi të nisur nga rastet e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit? Pse problemi merr këto përmasa kur vëtëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet?

Për këtë revista citon Pierre Henrry, ish drejtor i shoqatës “Franca, tokë azilantësh”. Ai shpjegon se emigrantët shqiptarë kërkojnë azil familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qendra pritëse. Por ndërsa në to vendet janë të pakta kjo krijon një shqetësim për administratën deri sa t’i kthejë mrapsht në vendin e tyre azilkërkuesit. Një arsye tjetër është se këta azilkërkues shpesh janë viktima të bandave kriminale shqiptare./LAPSI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular