BallinaAktualitet“Më dërguan në Gjermani thuajse lakuriq”- Kundërshtari i Putin kërkesë Rusisë: Më...

“Më dërguan në Gjermani thuajse lakuriq”- Kundërshtari i Putin kërkesë Rusisë: Më ktheni rrobat, provë për..

Kritiku i Vladimir Putin, Alexei Navalny i kërkoi sot Rusisë t’i dorëzonte rrobat që kishte veshur kur ra në koma muajin e kaluar, ndërsa akuzoi Moskën për mbajtjen e një prove të rëndësishme në çështjen e tij.

Kundërshtari i Presidentit Vladimir Putin tha që rrobat e tij iu morën para se ai të fluturonte në Gjermani për trajtim, pasi u sëmur.

Gjermania thotë se testet në tre vende kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.

“Para se të më lejonin të më merrnin në Gjermani, ata më hoqën të gjitha rrobat dhe më dërguan plotësisht lakuriq,” shkroi Navalny në faqen e tij të internetit.

“Duke marrë parasysh se Novichok u gjet në trupin tim dhe se infeksioni përmes kontaktit ka shumë të ngjarë, rrobat e mia janë një provë shumë e rëndësishme,” tha ai.

“Unë kërkoj që rrobat e mia të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë,” shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular