BallinaAktualitet241 të vdekur brenda ditës, ky shtet europian po përballet me valën...

241 të vdekur brenda ditës, ky shtet europian po përballet me valën e dytë të Coronavirus

Europa po përballet me një rritje e lartë të rasteve të reja me COVID-19. Një ndër shtetet Europiane më të prekura me koronavirus është dhe Spanja, e cila në 24 orët e fundit ka pasur një numër të lartë vdekjesh.

241 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, një shifër mjaft e lartë kjo që nuk regjistrohej prej muajsh. Ministria e Shëndetësisë spanjolle raporton se kjo shifër e lartë flet hapur për një valë të dytë koronavirusi që ka nisur.

Gjatë valës së parë numri më i lartë i vdekjeve të 24 orë ka qenë 950 persona. Kujtojmë që kryeministri britanik Boris Johnson ditën e sotme ka shpallur masat e reja kundër koronavirusit, të cilat mund të zgjasin deri në 6 muaj duke shtuar se nuk bëhet fjalë për rikthim të izolimit si në muajin mars.

Johnson paralajmëroi se nëse nuk do shënohet progres dhe do ketë përkeqësim të situatës, do ketë kufizime edhe më të ashpra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular