BallinaKulture"Dritë nga fjala" e Astrit Gjunkshit, autori: Libri merr vlerë kur lexohet...

“Dritë nga fjala” e Astrit Gjunkshit, autori: Libri merr vlerë kur lexohet dhe përcillen mesazhet…

Nexhbedin Basha, gazetar

“DRITË NGA FJALA”- me fabula dhe poezi, titullohet libri i shkrimtarit dhe poetit Astrit Gjunkshi. Prezantimi u bë me 20 shtator 2020, në ambjent të hapur, duke ruajtur masat dhe distancimin social në kohë pandemie. Në këtë eveniment morën pjesë miqë dhe dashamirës të librit dhe të autorit. Me këtë rast, përveç 5 më të ri, të pranishmit patën mundësinë të siguronin edhe 8 librat e fundit të autorit, prodhuar në vitet (2016-2020); si romane fjalë të urta e refleksione, tregime, dramë poetike, poema e poezi.

Nga viti 1995 e deri më sot autori ka botuar 18 libra të gjinive të ndryshme publiçistike dhe konkretisht në vitet (1995-2006), 4 libra me përkthime të personaliteteve amerikanë si Kolin Pauell, “Udhëtimi im Amerikan”, Ajzenhauer, “Ushtaraku dhe Presidenti”, “Sfidat e jetës”, mbi FBI, “E kaluara e turbullt dhe e ardhmja e pasigurt”; si dhe 6 libra me temë: “Integrimi, Siguria dhe Diplomacia”, botuar në vitet (2001-2010), të cilët trajtojnë probleme të integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, të Kosovës, mbi Kartën e Adriatikut, Integrimin e Shqiperisë në NATO dhe për interesat kombëtare të Shqiperisë etj. Në event u vu në dukje dhe kontributi i dhënë nga autori për sigurinë dhe diplomacinë në kohën kur ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Jashtme dhe Bruksel, ide të cilat janë bërë publike në shtypin ushtarak, (gazeta “Ushtria”, revista “Mbrojtja” , në shtypin e huaj dhe rrjetet sociale presigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prezantimi i librit nisi me fjalën e poetit Astrit Gjunkshi, i cili pasi falenderoj të pranishmit në event në fjalën e tij u ndal tek rendesia që ka libri dhe vlera që merr kur ai, jo vetëm bie ne duart e lexuesve, por kur ai lexohet. Mes të tjerave u shpreh se, “Për poetin apo shkrimtarin libri nuk ka vlerë sado i mir të jetë, po qe se nuk lexohet dhe komentohet për mesazhet dhe kenaqësinë që merr çdo shtresë e shoqerisë, pas leximit të tij…”.
Promovimi vijoi me recitimin e fabulave dhe poezive nga aktorja Dorina Tabaku dhe regjizori i teatrit “Rikthim” dhe poeti Bajram Torba. Parashqevi Hallkaj Cipa, flautiste luajti me flaut dy pjese muzikore: “Lule Velo partizani” dhe “Vajze e valeve”. Me pas aktiviteti vijoi me mbatjen e nje eseje te mbajtur nga, Pano Hallko, gazetar, publicist dhe eseist. Nepermjet nje materiali analitik me gjuhe artistike, z.Hallko, vuri ne dukje vlerat atistike, filozofike dhe ideore te krijimtarise se poetit. Pati edhe opinione nga te pranishmit, te cilet vleresuan kontributin e autorit ne letersi me botimet ne vite. Ajo qe u evidentua ne promovim nga diskutantet ishte, se ne kostumin e intelektualit dhe diplomatit kish qene fshehur edhe kostumi i poetit dhe shkrimtarit, shperthimet poetike te se cilit moren udhe 4 vitet e fundit. Prove e gjalle e saj eshte se ne harkun kohor te kater viteve autori ka botuar 8 libra romane, drama, poezi e fabula, te cilat jane vleresuar nga lexuesit si ne Shqiperi dhe Kosove, ku eshte promovuar dhe ne rrjetet sociale te internetit, te te cilat autori merr fuqi per krijimtari te tjera ne te ardhmen. Qe ne titull te librit kupton se sa vlere dhe sa peshe ka fjala sidomos kur thuhet ne kohen dhe vendin e duhur. Edhe poeti nepermjet fabulave dhe poezive me titullin “Drite nga fjala”, ngacmon shpirtin njerezore, qe eshte i trazuar nga politika dhe tranzicioni i viteve Kete e realizon nepermjet emertimeve te titujve te fabulave me emra kafshesh, shpendesh dhe frutash. Aty kupton qarte mesazhin e autorit, i cili ben thirrje per zgjim dhe ndergjegjesim, per te vrare friken dhe te mos heshtim para padrejtesive, fenomeneve te korupsionit, te papunesise, egoizmit, cinizmit dhe te behemi barikade e padrejtësive.

Opinion nga Pano Hallko; reçent i librit, gazetar dhe publiçist.

Astrit Gjunkshi, Poet i mençur dhe Filozof-Poet.

Shkrimtari dhe poeti Astrit Gjunkshi, vjen para lexuesit kësaj radhe me një libër të pa zakontë, sa i takon kompozimit dhe formatimit të tij.
Është libër i një karakteri të veçantë, për shumë arsye. Por do të veçoja njërën:
Astrit Gjunkshi nuk e nxjerr dot Fabulën nga Poezia, sepse është Poet i mençur. Ashtu siç nuk e nxjerr dot Poezinë nga Fabula, pasi është një Filozof-Poet.
Çdo krijues serioz në këtë botë, është i shqetësuar për fatin e Librit të tij, të librave të tij. Pra, çfarë rruge do të ketë libri i tij i radhës, cili do të jetë fati i tij, e si do të lexohet e komentohet nga lexuesit me nivel dhe me shije.
Nuk e shqetëson egoizmi në këtë rast. Pasi ai që shkruan, shkruan. “Quod scripsi, scripsi”-thoshin latinët e moçëm. E pra, Astriti ka shkruar, shkruan dhe do të shkruajë. Pra ai e ka bërë dhe po e bën detyrën e tij. Nga çasti që shkrimi apo libri, del nga shtypshkronja, nuk është më pronë e tij. Është pronë e lexuesit, e për pasojë i nënshtrohet gjykimit dhe shijeve të lexuesit.
Thënë pëmbledhtazi, në poezinë dhe fabulën e shkrimtarit Astrit Gjunkshi, ruhen të gjallë tre elementë: Mishi i jetës, Gjaku i jetës dhe Shpirti i jetës.
Përshkrimet e tij dhe kumtet që transmeton në poezi dhe në fabul, janë herë-herë të shoqëruara me ironi therëse e në mënyrë tragjike, të paraqitura në art me fjalë të përzgjedhur, e të skalitur. Sjellja në këtë formë e realiteteve shqiptare në çdo fushë të jetës, përbën për vetë autorin, por edhe për lexuesin e tij purgatorin e vërtetë.
Për ata që kanë ndjekur në vazhdimësi veprën e Astrit Gjunkshit, është e qartë se ai bëhet përherë e më tepër mendimtar. E kjo jo vetëm falë numrit të viteve që mban mbi supe autori. Sepse njeriu nuk mund të japë sentenca vetëm për shkak të moshës që ka. Mençurinë, ose e ka, ose nuk e ka. Dhe autori e ka pasur, e pra e ka sot mençurinë. Prandaj estetika sa vjen e i shton hapësirat e saj në veprën e tij, e në punën e tij krijuese.
Materia kombëtare, qëndresa e kombit, dlirësimi dhe emancipimi i tij, janë detyrimet e Astrit Gjunkshit në këtë pakt, që është vepra e tij. Nga libri i parë i tij, e deri te ky radhës- “Dritë nga Fjala, autori me mjete të thjeshta në dukje, të cilat tregojnë shkallën e njohjes së thellë që ai ka për jetën dhe realitetet e saj në vendin tonë. I gjithë ky Pakt që ai ka me vetveten dhe me lexuesin të cilin kurrë nuk e tradhëton, merr përmasat e të gjithë veprës së tij. E cila nuk është edhe aq e vogël, as në numër librash të shkruar, e doemos në cilësinë e tyre.
Sa i takon boshtit të veprës së tij, Astrit Gjunkshi është i njëjti. Kuptohet, bëhet fjalë për esencën. Pa mohuar këtu, ndryshimet, format alegorike dhe përsosjen, të cilat, sido që ta bëjmë, kërkojnë dhe marrin kohën e tyre.

Karriera e Prof.Dr.Shkencave Astrit Gjunkshi

Astri Gjunkshi ka kryer njè sèrè detyrash si; mèsues matematike nè shkollèn mesme Kastriot, nè gjimnazin Peshkopi, detyra te tjera nè Drejtorinè arsimore, si dhe shkrimtarit, nè Drejtor Kabineti Pedagogjik, para vitit 1994. Mè pas emèrohet Drejtor i Mardhènieve me Jashtè nè Ministrinè e Mbrojtjes, detyra te tjera nè Ministrine e Jashtme, si diplomat nè Bruksel, nè NATO etj. Karrierès sè tij i bashkangjiten edhe kualifikimet dhe trajnimet dhe universitetet prestigjioze nè Britaninè e Madhe, SHBA, Gjermani, Itali, pèr çèshtje tè Sigurisè, mjedisit, diplomacisè, globalizmit etj, tè cilat i kanè shèrbyer pèr punèn e tij nè diplomaci.
Kohèt e fundit Astrit Gjunkshi u vleresua nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, duke ju akorduar titulli: “Akademik”, si Dr.shkencave pèr Sigurinè dhe Shkrimtar.

Tiranè mè, 20 shtator 2020

Dy fabula nga libri “DRITE NGA FJALA” me fabula dhe poezi, me autor Astrit Gjunkshi.

LIBRI DHE CELULARI

Ia nxorrën gjumin në mesnatë
Një zonje që po flinte qetë,
Po grindeshin me zë të lartë
Një libër i vjetër dhe celulari i hollë-petë.

– Ej plakush, akoma njerëzit të pëlqejnë?-
I foli librit celulari i ngrefosur,-
Nuk e kuptoj tek ty çfarë gjejnë
Në ato pak fletë që ke, si një byrek palosur!
Tek unë dijet si lumë të rrëmbejnë
Lexon njeriu gjithë ditën dhe s’ka të sosur.

Ia ktheu libri me fëshfërimën e çdo flete:
– Dëgjo or mik, e respektoj zhvillimin
Vërtet ti sjell dije aq shumë, por ji në vete,
Pa ndihmën tonë s’e bëje dot ndryshimin,
Çdo gjë që brenda ke, në libra e gjete
Kopjon atë që shkruam ne në shekuj, atë që dinim.

Në dorë e mori zonja, celularit iu drejtua:
– Shumë më ndihmon, prandaj të vlerësoj unë
Se e gjej shpejt tek ty çdo gjë që dua,
Por librin, mikun tim, ti respektoje shumë.
Tek ti fitoj vërtet shpejtësinë që më duhet
Por, pa të, nuk do ekzistoje, do ishe i pa vlerë,
Kërkon shumë mund një libër që të shkruhet,
Se asnjë libër nuk shpiket menjëherë.
Edhe një faqe e tij më mban mbërthyer,
Kur e shfletoj, me nge, prek ngjarjet si me dorë,
E shoh të gjallë botën, më hapen shumë dyer,
Aromë lulesh ndjej, shoh malet me dëborë,
Në labirinte shpirtrash hyj, takoj njerëz të vyer.
Ju dua që të dy. Me ty ec shpejt përpara,
Se koha s’pret, bota e madhe duhet zbuluar
Por, në fletët e librit fillon gjithnjë e mbara,
Çdo ditë do punojmë bashkë, librin pa e harruar.

MARRËVESHJE ME UJKUN

Të ruajë dhentë një fshat kish lënë
Një ujk të murrmë që vetingu e nxorri papërlyer,
Erdhi një kohë kur vatha u rrallua shumë
E akuzuan ujkun se dhentë kishte shqyer.

Pa u vonuar, ujku në konferencë shtypi doli
Në dorë një marrëveshje fort e tundi,
Ulëriti i egërsuar, fshatarëve u foli
Me oratori u mbrojt, durimit i kish ardhur fundi:

– Ja, i thotë kjo marrëveshje detyrat e mia,
Siç kemi vendosur, unë ligjin kam zbatuar
Për çdo mosbindje e blegërimë nga bagëtia
Pa mëshirë ta ndëshkoj më ishte besuar.
Duhet ta dini mirë se jam i pastër shumë,
E di se fjala fluturon por mbetet ç’është e shkruar
Lexoni ju marrëveshjen, shikoni sa korrekt jam unë
Nuk më le kurrë të gaboj, mbi të unë jam betuar!

U çudit fshati, por të gjithë heshtën
Të qartë e kishin, grabiqari zakonin s’kish harruar
Dhentë pa arësye i kishte shqyer, gojëkyçur mbetën
Me marrëveshjen që me ujkun kishin nënshkruar
I kishin lidhur vetes këmbë e duar.

Dhe mësim nxorrën: marrëveshja duhej grisur
S’mbahet një ujk të ruajë dhentë
Sado i mirë një ligj të jetë ujdisur
Për ta zbatuar duhet zgjedhur një besnik nga qentë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular