BallinaOP EDKushtetuta kundër kushtetutës!

Kushtetuta kundër kushtetutës!

Nga Shefqet Bruka

Më 30 Korrik Kuvendi miratoi ndryshimet në kushtetutë duke ju ofruar shqiptarëve një sistem zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar (neni 64/1). Nuk po them se ai që ka ideuar dhe shkruar togfjalëshin “me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar” ka qenë injorant në fushën juridike dhe me deficit të theksuar në edukimin e përgjithshëm por po them se ai ka qenë hileqar, bandit, hajdut dhe punëtor i specializuar kundër interesave strategjike të vendit.
Tani, kush më shpjegon çfarë do të thotë “me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar”? Mos u lodhni miq së menduari rreth kësaj pyetje se përgjigjen e ka dhënë vetë ai që ka shkruar togfjalëshin e sipër cituar. Në një rresht më poshtë ai shkruan dispozitën tjetër kushtetuese “Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar (neni 64/1)”. Pra ata që nuk kanë arritur pragun kombëtar nuk kanë pjesë në ndarjen e tortës së mandateve.
Po sa është pragu kombëtar? Nuk është e nevojshme të mendoni as për ketë pyetje se përgjigjen na e ka dhënë ai burri i tërmetit të Dibrës, Gjiknuri, i cili në draftin që ka shpërndarë në media dhe në këshillin politik thotë “përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 3% të votave të vlefshme në shkallë vendi”
Çdo do të thotë “3% të votave të vlefshme në shkallë vendi”? Po ti referohemi të dhënave nga zgjedhjet e 2017, subjektit zgjedhore do t’i duhen 47 464 vota për të arritur pragun kombëtar. Po ti referohemi përsëri zgjedhjeve të 2017 rezulton se një mandat deputeti në Vlorë është marrë me 9 230 vota, në Tiranë me 12 462 vota dhe në Kukës me 14 279 vota. Sa më në veri aq më shumë vota duhen për një deputet, por nuk është objekt i këtij shkrimi kjo çështje. Një herë tjetër do të merrem me ketë.
Tani le të vijmë tek disa pyetje që përgjigjja do të duhet t’u vijë nga kushtetutë-bërësi i fundkorrikut 2020. Kush është ai birë k*rve që mund të më ndalojë marrjen e mandatit të deputetit nëse unë kandidoj për një parti të vogël në Kukës, Tiranë apo Vlorë dhe fitoj mbi 14 mijë vota, dhe partia ku unë kandidoj të mos kapë pragun? “Ligji”, – do të thonë me nxitim halabakët. “Kushtetuta”,- do të thonë analistët sahanlëpirës. Nxitimi i tyre është i shpjegueshëm nga tasi i madh i çorbës që kanë gëlltitur me garuzhde këto vitet e fundit; por gjithsesi kësaj kategorie do t’ju sugjeroja të ndiqnin një kurs online leximi dhe vetëm pasi të marrin testin e leximit të lexojnë nenin një të kushtetutës të miratuar në vitin 1998 “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, TË BARABARTA, të përgjithshme e periodike (neni 1/3)” pastaj të flasin, të ulërasin dhe vazhdojnë të lëpijnë kërminjtë e zhabat dhe të fshijnë prapanicën e gomarit, kalit dhe qenit.
Ndërsa kushtetutë-bërësi e fundkorrikut 2020 do të duhet t’u shpjegojn Amerikës dhe Europës ku ne duam të integrohemi se ku është kuadri ligjor që siguron zgjedhje TË BARABARTA? Ku është dispozita që siguron “Fuqi të barabartë në votim”? Pse një mandat, në Vlorë, Rilindja e merr me 9 mijë vota dhe Partia Agrare me mbi 47 mijë vota? Ku po përgatitet të shkojë vota e shqiptarëve? A do të ketë zgjedhje me 25 Prill 2021? Kujt i interson konflikti i vazhdueshëm politik në Shqipëri?
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular