BallinaKronike‘Shpërndarës droge’, shkon në shtatë numri i të arrestuarve në Dibër

‘Shpërndarës droge’, shkon në shtatë numri i të arrestuarve në Dibër

Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Porosia”.

Personi më i fundit që ka rënë në prangat e uniformave blu është 29-vjeçari Sh.P. i cili ka qenë bashkëpunëtor i gjashtë të arrestuarve të mëparshëm për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bulqizë dhe në zonat përreth.

Shtetasit e tjerë ishin arrestuar me datë 30 gusht. Gjithashtu bëhet me dije se operacioni vijon dhe priten edhe arrestime të tjera.

Njoftimi i Policisë

DVP Dibër

Vijon operacioni policor i koduar “Porosia”.

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor, pas disa muajsh hetime nga DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe finalizuar 3 javë më parë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në vijim të hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Porosia” ka rezultuar se shtetasi SH. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë, është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë të arrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth.

Si rezultat, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një pune të mirorganizuar nga strukturat e DVP Dibër u bë u mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Operacioni vijon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular