BallinaAktualitetGafa e Ramës në Twitter/ Publikon fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

Gafa e Ramës në Twitter/ Publikon fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

Megjithëse është një nga politikanët e parë që nisi përdorimin në masë të rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama bën shpesh edhe gafa. Pak kohë më parë shkroi “Mirëmëngjes” në Facebook megjithëse ishte mbrëmje, por më së shumti gabimet i ka në Twitter. Aty shkroi para pak ditësh një mesazh të pakuptueshëm ndërsa në një rast tjetër publikoi emrin e bashkëshortes së tij Linda Rama.

Një tjetër gafë ka bërë edhe këtë mbrëmje pasi duke publikuar mesazhin e kryeministrit të Kosovës për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive ka shpërndarë në faqen e tij në Twitter edhe një fyerje ndaj Avdullah Hotit. “Oj viktimë e LDK-së” – ishte mesazhi i një ndjekësi që Rama e ka publikuar edhe në faqen e tij.

FOTOLAJM/ Rama publikon emrin e bashkëshortes në Twitter. Ndjekësit 'shpërthejnë' në komente 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular