BallinaKultureLutfi Ndreu “Mjeshter i Madh”/Madhështia qëndron tek thjeshtësia e modestia e tij

Lutfi Ndreu “Mjeshter i Madh”/Madhështia qëndron tek thjeshtësia e modestia e tij

Nga Gëzim Luca

Nje nder te vleresuarit me medalje nga Presidenti i Republikes Ilir Meta me 18 shtator 2020, krahas artisteve dhe kengëtareve te ZalleDardhes, ishte edhe Lutfi Ndreu.
Sigurisht per respektin e merituar qe gezoj per të, nuk mund te rrija pa e uruar, jo vetem ne rrjetet sociale , por personalisht. Ne nje kafe prane shtepise se tij u takuam pas shume vitesh. Takimi me të lehtesohet qe kur fytyra e tij duket se largu me buzagazin e gdhendur. Pasi u pershendetem sipas tradites tone fillova me urimin e dale nga zemra per kete njeri te gjithanshem artist dhe mesues sic e kane etiketuar me te drejte.
Duke me më degjuar filloi te merrte fjalën, siç duket nuk i pelqejne lavderimet ne sy. Keshtu ka qene gjithmone.
Ju thashe te mos me propozonin,reagoi Lutfiu me zerin e tij kumbues, karakteristike e e nje artisti te skenes, kam marre plote dekorata vijoi burri i mençur e modest i Dardhes. Ne fakt ish Presidenti Sali Berisha e kishte dekoruar me medaljen “Naim Frasheri” i klasit te pare dhe sipas tij nuk i duheshin me te tilla, por ne fakt ishte vleresim i merituar.
Perpara gati 30 vitesh kisha punuar bashke me Lutin si mesues ne Lashkize e si te tille e kisha gdhendur ne kujtese hijeshine e lezetin e muhabetit te tij, keshtuqe edhe ne prani te Avdi Lushin qe eshte nipi i Ndreut e sternipi im filluam te kujtonim disa fragmente te asaj kohe.
E mbaj mend qe me ardhjen e Lutit ne oborrin e shkolles nxenesit mblidheshin rreth tij dhe ai me miresine e tij sikur i bekonte me doret lehte mbi floke. Kjo rutin ishte e perditshme. Me pas pershendeste koleget qe se shpejti hynim ne klasa. Nga klasa ku jepte Lutfiu mesim degjohej lirshem zeri i tij kumbues e pasionant ne oren e Letersise.
Pushimet e gjata dhe mbas mesimit Lutfiu takohej me pleq te vjeter si Xheladin Hysa ku pasi ndiznin nga nje cigare bisedat e tyre nën mutaf shumekush prej nesh nuk i kuptonte. Ishte mbledhes i rralle i foklorizmave dhe ngjarjeve te cilat vinin nga goja e te moshuarve dhe te plakave te vjetra. Keshtu pyeste edhe daden Baftie Kaca, nje grua zonje dhe e mençur. Me thuaj i thoshte Lutfiu si e vajtuat filanin kur vdiq. E keshtu ai mblidhte ato qe i duheshin e i kthente ne art. Ai eshte personi qe me talentin e dhuntite e tij te veçanta ka nje trashgimni per brezat qe vijne, me rite e zakone ku rrallekush i dinte e i materializonte ne kenge e valle.
Ja keshtu merrte rrugen drejt Zalle Dardhes e pa humbur kohe i drejtohej shtepise se kultures ku Lutfiu ishte nje nder themeluesit e Ansamblit te Dardhes dhe kontributor ne kenge, skeçe, etj dhe ishte nder drejtuesit kryesor te saj bashke me artiste dernjane qe nuk kane munguar asnjehere.
Mbaj mend rreth viteve 80, Zalledardha ishte fituese zonale per tu perfaqesuar ne festivalin e Gjirokastres. Pregatitjet e konkurimit ishin te ethshme. Isha edhe une ne valle, por mbaj mend debatet e Prof. Lutit me virtuozin Xhelal Çerpja e Qemal Tolulin. Duhej te ndryshonte nje varg qe te sinkronizohej me melodine. E keshtu Luti ishte present ne çdo koncert e eveniment muzikor, por ne cdo kenge e valle, duke lene nder breza thesare folklorizmash te pashoqe. Disa kenge qe sot kendohen dhe kane hyre ne fondin e arte te kenges jane krijime te Lutfi Ndreut, pamvaresiht se nenshkruhen nga “Populli”. Shkroi per trimerite e per Korabin e Drinin, per njerezit e demokracine, per femijet e per Dibren dhe vazhdon te shkruaj me pasioninin e tij te madh per artin.
Ai thote gjithmone se eshte krenar per çka beri per Dardhen e Dibren, per vendin e tij dhe nuk kane rendësi emrat e medaljet, por ne fakt vleresimet nuk kane munguar e nuk do mungojne as ne te ardhmen.
Ketu qendron madheshtia e tij, tek modestia e thjeshtesia e tij si mesues dhe artist. Kete vleresim e ka bere ne monografine per Lutfiun gazetari i njohur Halil Rama.

Shume pena te forta te Dibres e me gjera kane shkruar per kete artist te madh, e une nuk do perserise ato qe jane shkruar e thene per Lutin, por vetem disa impresione qe me erdhen natyrshem.
Keshtu u ndava nga profesori, keshtu i kam thirrur gjithmone, per tu ritakuar se shpejti. I urova gjithashtu jete te gjate e te shendetshme bashke me familjen e madhe te tij. Urime Lutfi Ndreut e fisit Ndreu ne pergjithesi, qe me guxim e devotshmeri po ringjallin edhe njehere kulturen bashke me artiste te rinj e te vjeter dernjane qe vazhdojne te konribojne me gjithe shpirt.

Miqesisht

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular