BallinaOP EDQytetaret në mbijetesë dhe po paguajnë faturën e Pandemisë

Qytetaret në mbijetesë dhe po paguajnë faturën e Pandemisë

Nga Albina Deda

Me ardhjen e virozave stinore situata do te rendohet me shume, do te mbingarkohet sistemi shendetsor me tej qe tashme eshte ne kaos.
Nese kemi 150 raste te testuara mesatarisht kuptohet qe ka 1500 -2000 raste,
pra qe ne Maj kemi transmetim komunitar.
Qe ne Maj popullata u la ne meshire te covidit.
Edhe hapja e shkollave paraqet rrezik pasi nuk u ngrit nje grup i perbere nga eksperte mjeke , eksperte te arsimit, psikologe per te vleresuar situaten me pare
sidomos ne qytetet e medha, dhe
nuk u mbeshtet me nje buxhet.
Vaksinimi per virozat stinore ne bote fillon ne shtator, Italia fqinje ka nisur vaksinimin per virozat stinore,
po ik shtatori dhe ketu akoma asgje.
Nese do te lihet keshtu sistemi do te mbingarkohet
diagnoza diferenciale do te veshtiresohet
dhe mjekimi pa nje diagnoze te qarte do rendoje pacientet dhe do mbingarkoj spitalet
rrejdhimisht do te kemi rritje te numrit te vdekjeve.
Ne vend asnje mase deri tani nuk eshte e bazuar ne evidenca.
Mbyllja duhet te sherbente per te fuqizuar sistemin shendetsor
per te rritur kapacitetet testuese, gjurmuese e mjekuese.
Thjesht u be shtyrje ne kohe e perhapjes covid.
Kemi raste te njejta pothuajse me Europen por kemi raste te renduara dhe vdekje me shume.
Kjo pra per arsye te nje sistemi qe nuk teston ne kohe,
nuk diagnostikon ne kohe dhe nuk trajton si dhe kur duhet pacientin.
Ligji per semundjet infektive siguron te drejten e pacientit te trajtohet falas nga shteti.
Por Pacientet Shqiptare blejne cdo gje vete,
Medikamente, Eko, skaner, aparate te gjitha me pagese.
Keq organizim,
mungese e protokolleve te vecanta sipas gjendjes se pacientit dhe ato qe u dergojen mjekeve ,shabllone.
Ne kete situate ku ka humb kontrolli, nuk
mund te kete as parashikime te qarta per muajit ne vazhdim.
1 milion euro kane paguar deri tani shqiptaret vetem per testim ne privat.
Plus maska dhe dezinfektant per femijet ne shkolla prape nje fature afro 1 milion euro.
Plus trajtimi shtepiak prape nje fature e larte disa milion euro.
Me gjithe thirrjet dhe apelin e opozites dhe eksperteve te saj
per te vene situaten nen kontroll
per testime, gjurmime dhe mjekim falas per popullaten
qeveria vazhdon me propagande e demagogji, paaftesi dhe abuzim njekohesisht,
duke i lene ne meshire te virusit, duke paguar vete qytetaret faturen e Pandemise, ku shumica jane ne kushte mbijetese. AD
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular